I përfshirë në trafikimin e 2.5 tonëve kokainë/ U gjet me dokumenta të rreme të Kosovës, arrestohet në Beograd i kërkuari nga Interpoli

I përfshirë në trafikimin e 2.5 tonëve kokainë/ U gjet me dokumenta të rreme të Kosovës, arrestohet në Beograd i kërkuari nga Interpoli

Vuk Vulleviq, shtetas i Malit të Zi dhe i kërkuar me fletarrestim ndërkombëtar nga Interpoli, është arrestuar në Beograd. Gjatë ndalimit, policia serbe bëri të ditur se atij iu gjetën dokumente personale të falsifikuara të lëshuara në Kosovë. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Vulleviq u arrestua më 12 korrik në një lokal në Beograd. Gjatë kontrollit, policia sekuestroi dy telefona celularë dhe dokumentet e falsifikuara, ndërsa ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal edhe për falsifikim dokumentesh. Autoritetet serbe bëjnë me dije se ndaj Vulleviqit ishte lëshuar fletarrestim i kuq nga Interpoli në Podgoricë për organizim të grupit kriminal dhe prodhim, posedim e trafikim të paautorizuar të narkotikëve. Ai kërkohej gjithashtu edhe nga Gjykata e Lartë në Beograd, në kuadër të bashkëpunimit...