Himarë/ Po peshkonte në Porto Palermo, lënda plasëse i shpërthen në dorë, ndërron jetë 65-vjeçari
Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në qytetin e Himarës. Pranë zonës së pasme të Porto Palermos. Një 65 vjeçar teksa ka qenë duke peshkuar, nëpërmjet shpërthimit, dyshohet që lënda plasësse ti ketë shpërthyer në dorë. Për pasojë ka pësuar dëmtime të rënda në trup dhe gjymtyrë. Gjatë rrugës për në spital, 65 vjeçari ka ndërruar jetë. Njoftimi i Policisë: Himarë/Informacion paraprak Rreth orës 09:00, në afërsi të zonës së Porto Palermos, dyshohet se shtetasi P. M., 65 vjeç, gjatë peshkimit të paligjshëm me lëndë plasëse (dinamit), është dëmtuar nga shpërthimi i lëndës plasëse. 65-vjeçari u transportua për ndihmë mjekësore në Qendrën Shëndetësore Himarë, por, si pasojë e dëmtimeve të marra, humbi jetën. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen...
Burimi:
syri.net