Harry dhe Meghan rikthehen në Britani, vendimi që befasoi edhe mbretin Charles

Harry dhe Meghan rikthehen në Britani, vendimi që befasoi edhe mbretin Charles

Rikthimi i princit Harry dhe Meghan Markle në Britani pritet të jetë një nga zhvillimet më të bujshme për familjen mbretërore britanike. Sipas BBC-së, vendimi për t’u zhvendosur është marrë së fundmi dhe ka befasuar edhe mbretin Charles, i cili mësohet se është informuar vetëm pak ditë më parë. Vizita e familjes Sussex në Britani gjatë korrikut duket se ka qenë pika e kthesës. Harry, Meghan dhe fëmijët e tyre, Archie dhe Lilibet, kaluan kohë me mbretin Charles në Highgrove dhe takuan edhe të afërm nga familja e princeshës Diana. Kjo përvojë, sipas burimeve pranë çiftit, i ka bërë ata të dëshirojnë të jenë më pranë familjes dhe rrënjëve britanike. Çifti nuk pritet të vendoset në Londër, por në një zonë të qetë të fshatit...