GJKKO rikthen censurën ndaj mediave, reagon AGSH: Po kufizohet në mënyrë të pajustifikuar e drejta kushtetuese…

GJKKO rikthen censurën ndaj mediave, reagon AGSH: Po kufizohet në mënyrë të pajustifikuar e drejta kushtetuese…

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) i ka mbyllur përfundimisht dyert për mediat, duke shënuar një akt të paprecedentë në marrëdhëniet e gjyqësorit me mediat në historinë e vendit përgjatë 35 viteve demokraci. Një rregullore e Brendshme “Për sigurinë, rendin, solemnitetin dhe rregullat e sjelljes në ambientet e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” e hartuar nga kryetari në detyrë, Erion Bani dhe e miratuar së fundmi për të hyrë në fuqi më 1 shtator, ka shuar edhe ato pak hapësira lirie informimi që kishin mbetur ende. Në shkelje flagrante të së drejtës së informimit, Rregullorja e kthen gazetarin në një burokrat që duhet të mbushë çdo ditë formularë për të kërkuar leje që...