Nafta zbret me 15 lekë, çmimi 199 lekë/ Ja sa tregtohet litri në pikat e karburanteve
Pas disa ditësh rritjeje, çmimi i naftës në tregun me pakicë në Shqipëri ka pësuar një ulje të fortë mbrëmjen e sotme. Sipas një vëzhgimi, disa nga rrjetet kryesore të tregtimit të karburanteve e kanë ulur çmimin e naftës nga 214 lekë në 199 lekë për litër, duke e rikthyer për herë të parë pas disa javësh nën kufirin e 200 lekëve. Lëvizja vjen në një moment kur tregjet ndërkombëtare kanë nisur të reflektojnë një rënie të çmimit të naftës, pas rritjeve të forta të javëve të fundit, të cilat u transmetuan me shpejtësi edhe në tregun shqiptar. Zhvillimi rikthen në vëmendje mënyrën se si funksionoi tregu gjatë periudhës mars-qershor të këtij viti, kur për shkak të luhatjeve të forta në bursat ndërkombëtare u aktivizua...
Burimi:
sot.com.al