Gjendjet i pajetë një person në lumin Mat, dyshohet të jetë ish-oficeri Gardës! Autoritetet vijojnë hetimet

Gjendjet i pajetë një person në lumin Mat, dyshohet të jetë ish-oficeri Gardës! Autoritetet vijojnë hetimet

Një person është gjetur i pajetë në ujërat e lumit Mat, në fshatin Zenisht të Matit. Trupi u konstatua nga banorë të zonës, të cilët njoftuan menjëherë autoritetet. Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje mbërritën forcat e policisë dhe ekipet e spitalit të Burrelit, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e trupit nga lumi dhe transportimin e tij drejt Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë. Sipas të dhënave paraprake, bëhet fjalë për një person të seksit mashkull, rreth 55 vjeç. Trupi do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes dhe për të konfirmuar identitetin. Dyshohet se viktima mund të jetë ish-oficeri i Gardës së Republikës, Flamur Kolmarku, i cili së fundmi ishte raportuar i zhdukur pasi kishte humbur kujtesën dhe ishte larguar...