“Nuk ndalemi këtu”/ Dorëheqja e Ramës, reagon Bardhi: Kemi gati, paketën e ligjeve për integrimin
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi se opozita ka përgatitur paketën e parë të nismave ligjore që synojnë përmbushjen e disa prej kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian në kuadër të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë. Në një deklaratë për mediat, Bardhi bëri të ditur se nisma e parë lidhet me shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike, të cilin e cilësoi si simbol të favorizimeve, mungesës së konkurrencës dhe cenimit të interesit publik. Sipas tij, Partia Demokratike ka kërkuar prej vitesh heqjen e këtij ligji, duke argumentuar se ai është përdorur nga kryeministri Edi Rama për të krijuar favore për një grup të kufizuar përfituesish dhe për të dëmtuar konkurrencën e ndershme. Bardhi theksoi se kërkesa për shfuqizimin e ligjit për...
Burimi:
sot.com.al