Kuvendi mblidhet nesër në seancë plenare, zbulohet rendi i ditës
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet nesër për të zhvilluar një seancë plenare. Bazuar në urdhrin e nënshkruar nga kryeparlamentari Niko Peleshi, seanca e 27 korrikut do të zhvillohet në orën 10:00. Vendimi vjen pas mospërfundimit të punimeve nga seanca plenare e 23 korrikut, e parashikuar si e fundit për këtë sesion parlamentar, që u shoqërua me kaos, tensione dhe diskutime të shumta mes mazhorancës dhe opozitës.
Burimi:
sot.com.al