FOTO-LAJM/ ’27 korrik’, vizatohet data e protestës së nesërme në bulevard! Piktura epike, mesazh për deputetët
Teksa ka nisur marshimi protestuesit kanë lënë në bulevard një mesazh ku shkruajnë :27 korrik dhe kanë pikturuar në krah një vezë. Kjo është një thirrje për protestën e ditës së nesërme para Parlamentit, pasi siç është njoftuar do të mbahet seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar. Protestuesit janë nisur edhe sot drejt Parlamentit pasi kanë lënë sheshin para Kryeministrisë. Ata po brohorasin “Parlamenti i krimit”.
Burimi:
sot.com.al