Gjendet një trup i pajetë në lumin Mat, dyshohet se është ish- oficeri i Gardës i larguar nga banesa e tij
Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi i mbytur është konstatuar nga banorët e zonës të cilët kanë njoftuar menjëherë autoritetet.Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe të spitalit të Burrelit të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë dhe transportimin e tij drejt institutit të mjekësisë ligjore në Tiranë.Trupi i personit mashkull rreth 55 vjeç do t’i nënshtrohet ekspertizës.Ai dyshohet të jetë ish oficeri i Gardës së Republikës Flamur Kolmarku i cili kohët e fundit kishte humbur kujtesën dhe ishte larguar nga banesa e tij në Tiranë.Mat/Informacion paraprakMë datë 07.06.2026, rreth orës 10:00, në lumin Mat, në fshatin Zenisht, Bashkia Mat, është gjetur pa shenja jete shtetasi F. K., 56...
Burimi:
sarandanews.com