Vrasja në Burrel/ Gjykata e Posaçme lë në burg Sajmir Kolaverin
Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” të dhënë më herët në mungesë për Sajmir Kolaverin. Ai u ekstradua një ditë më parë nga Italia, pasi ishte i shpallur në kërkim për dyshimet se është i përfshirë në vrasjen dhe zhdukjen e kufomës së Klevis Lleshit në vitin 2020 në Burrel. Kolaveri dyshohet për veprat penale “vrasje për gjakmarrje”, “fshehja ose asgjësimi i kufomës”, “grup i strukturuar kriminal”, “kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” dhe “organizata kriminale”. Kolaveri është familjar i Aurel Hoxhës, gjithashtu i shpallur në kërkim për dyshimet se është urdhëruesi i vrasjes së Klevis Lleshit.
Burimi:
javanews.al