Flakët përpinë mijëra hektarë, zbulohet kostoja e rëndë që lanë pas zjarret në Shqipëri! Zbardhet raporti i AKM për 2025

Flakët përpinë mijëra hektarë, zbulohet kostoja e rëndë që lanë pas zjarret në Shqipëri! Zbardhet raporti i AKM për 2025

Çdo vit e më tepër stina e verës po sprovon kapacitetet shtetërore në përballimin e vatrave të zjarrit, nga zonat urbane e deri tek ato më malore e të vështira për t’u kontrolluar. 346 vatrat e zjarreve të rëna vjet, kanë shkaktuar një dëm të konsiderueshëm në fondin pyjor dhe kullota, por jo vetëm, dëme ka pasur edhe në zonat e mbrojtura. Raporti i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit tregon se gjatë 10 muajve, janar-tetor 2025 ranë 282 raste në pyje të menaxhuara nga bashkitë dhe 64 raste në fondin pyjor shtetëror dhe zonat e mbrojtura. Flakët e këtyre vatrave kanë përshkuar një sipërfaqe prej 33,524 hektarësh, si dhe janë djegur plotësisht 16,180 hektarë. Për pasojë thuhet në raport janë shkatërruar 128,598 metra kub lëndë drusore,...