“Hileja” me zbardhjen e vendimeve, si po tentojnë të dënuarit të përfitojnë nga amnistia
Zbardhja e vendimeve me vonesë po përdoret nga të dënuarit si argument për të përfituar edhe nga Amnistia 2026.Paditësit po shfrytëzojnë ligjin, të cilin e lexojnë se u jep edhe atyre të drejtë atëherë kur vendimmarrja është deklaruar nga shkalla e parë, por që, duke mos u ankimuar, duhet të kishte hyrë në fuqi para datës 31 maj. Kërkuesit pretendojnë se kjo e drejtë, që buron nga ligji, nuk u përdor prej tyre, pasi shkalla e parë, duke mos zbardhur vendimmarrjen, u ka mohuar të drejtën që vendimi të merrte formë të prerë brenda afatit, ndaj duhet të shpallen të amnistuar gjyqësisht. Në këtë kategori përfshihen kërkesat për pushim të çështjeve sipas veprave që ka falur ligji. Këto pretendime po përdoren në gjykatë. Në amnistinë...
Burimi:
javanews.al