Shiste kokainë, heroinë dhe kanabis në ambientin e një PlayStation-i ku punonte, arrestohet 20-vjeçari në Durrës

Shiste kokainë, heroinë dhe kanabis në ambientin e një PlayStation-i ku punonte, arrestohet 20-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 20-vjeçar që dyshohet se shpërndante lëndë narkotike në ambientin e një qendre lojërash ku ishte i punësuar. Sipas njoftimit zyrtar, në kuadër të operacionit të zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Forcën Operacionale, u arrestua në flagrancë shtetasi D. M., 20 vjeç, banues në Durrës. Hetimet kanë zbuluar se i riu dyshohet se shiste në doza lëndë narkotike të llojeve kokainë, heroinë dhe kanabis në ambientet e një PlayStation-i ku punonte. Gjatë kontrollit, uniformat blu sekuestruan një sasi kanabisi, 69 doza të dyshuara kokainë (crack) dhe 23 doza të dyshuara heroinë, të cilat u morën në cilësinë e provës materiale. Njoftimi i Policisë: Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “PlayStation”....