Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit
Partia Demokratike mbledh pasditen e sotme, në orën 18:00, Këshillin Kombëtar, ku në rend dite është zgjedhja e ekipit në ndihmë të kryetarit të partisë. Sipas informacioneve të siguruara nga gazetari i A2 CNN, Anesti Barjamemaj, në garën për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së do të jenë Flamur Noka dhe Saimir Korreshi. Ndërkohë, për postet e nënkryetarëve të Partisë Demokratike do të përballen Luciano Boçi dhe Belind Këlliçi, Erisa Bajazhi dhe Nikola Kedhi. Ndërkohë mësohet edhe se Fjoralba Dizdari do të jetë në garë për postin e sekretares për integrim.
Burimi:
javanews.al