S’ka konsensus tek “Territorialja”, PD kërkon zgjatjen e afatit të komisionit. PS vijon dëgjesat me ekspertët
Opozita dhe mazhoranca nuk po arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët sa i përket vijimit të Komisionit për reformën territoriale. Gjatë mbledhjes të dy palët erdhën me agjenda të ndryshme ku mazhoranca kërkonte të diskutonte raportet e ekspertëve për gjetjet dhe problematikat e derimëtanishme. “Mendoj se në respekt të punës së ekpertëve, para se ne të shkojmë në seancën e datës 23 për të bërë një raport në atë seancë për punën e komisionit, është shumë e domosdoshme të dëgjojmë edhe konkluzionet e ekspertëve, si në fushën e kompetencave, si në fushën e financave dhe në aspektin territorial”, tha Arbjan Mazniku, bashkëkryetar i PS për Reformën Territoriale Por opozita nuk ishte e të njëjtit mendim, me pretendimin se ende nuk kanë ndjekur hapat e dakordësuara...
Burimi:
vizionplus.tv