FSHF zhvillon takim konsultues me klubet për strukturën e kampionateve “Abissnet Superiore” dhe Kategorisë së Parë për tre sezonet e ardhshme

FSHF zhvillon takim konsultues me klubet për strukturën e kampionateve “Abissnet Superiore” dhe Kategorisë së Parë për tre sezonet e ardhshme

Departamenti i Garave dhe Komisioni i Ligave dhe Garave në FSHF zhvilluan sot një takim konsultues me përfaqësuesit e klubeve të “Abissnet Superiore” dhe Kategorisë së Parë, në kuadër të diskutimeve për strukturën dhe skemën e kampionateve për sezonet 2026/27, 2027/28 dhe 2028/29. Takimi u organizua në vazhdën e procesit të analizës dhe përmirësimit të vazhdueshëm të garave kombëtare, me synimin për të rritur cilësinë, konkurrueshmërinë dhe atraktivitetin e futbollit shqiptar. Në bashkëpunim të ngushtë me UEFA-n dhe kompaninë ndërkombëtare të specializuar për hartimin e formateve të kampionateve, Hypercube, Drejtori i Garave në FSHF, Marjus Sulejmani, prezantoi një propozim për formatin e ri të kampionatit. Ky propozim synon reduktimin e numrit të ndeshjeve pa objektiv sportiv në periudha të caktuara të sezonit, rritjen e konkurrueshmërisë...