Zyrtare/ Sulmuesi njofton largimin nga Dinamo: Nder që isha pjesë e klubit, tani fillon një kapitull i ri për mua

Zyrtare/ Sulmuesi njofton largimin nga Dinamo: Nder që isha pjesë e klubit, tani fillon një kapitull i ri për mua

Bernard Berisha nuk do të jetë më lojtari i Dinamos. Futbollisti ka njoftuar përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook” se ka ndërprerë marrëveshjen e tij me klubin kryeqytetas. Ai ka falenderuar drejtuesit, stafin, shokët e skuadrës dhe tifozët për mbështjetjen që i kanë dhënë gjatë kësaj kohe. Berish ka bërë me dije se së shpejti do të transferohet në një skuadër të re, por pa zbuluar emra. “Pas marrëveshjes me klubin Dinamo, nga sot jam lojtar i lirë. Dua të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për Presidentin e klubit, stafin, bashkëlojtarët dhe të gjithë tifozët e Dinamos për mbështetjen dhe respektin gjatë kësaj periudhe. Ishte një nder të isha pjesë e këtij klubi dhe ju jam falënderues për çdo moment të...