U mbyt dje në plazhin e Durrësit/ Përcillet sot për në banesën e fundit, vogëlushi 11-vjeçar

U mbyt dje në plazhin e Durrësit/ Përcillet sot për në banesën e fundit, vogëlushi 11-vjeçar

11-vjeçari nga Berati, Ardit Muçogllava, i cili u mbyt ditën e djeshme në plazhin e Durrësit, është përcjellë sot për në banesën e fundit. Mes dhimbjesh dhe lotëve të familjarëve, të afërmve e shokëve, ark-morti i të miturit u nis nga lagjia “Kushtrim”, për në Varrezat e Suelasit në Berat, ku edhe do të prehet trupi i tij. Ardit Muçogllava ishte vëllai i tre motrave dhe djali i vetëm i bashkëshortëve Artan dhe Aldeta Muçogllava. Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e të dielës në afërsi të Kavaleshencës në Durrës, ku 11-vjeçari kishte shkuar për të bërë plazh, me familjen e tij. I mituri dyshohet se u mbyt aksidentalisht, ndërkohë që policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave si edhe për përcaktimin e shkakut...