Argjentina dhe Austria premtojnë një sfidë spektakolare. FORMACIONET ZYRTARE

Argjentina dhe Austria premtojnë një sfidë spektakolare. FORMACIONET ZYRTARE

Argjentina do të përballet me Austrinë në Arlington në Texas, në ndeshjen e dytë të grupit J. Të dyja ekipet vijnë pas fitoreve të para në grup, përkatësisht Argjentina 3-0 ndaj Algjerisë, me tregolëshin e Messit. Austria fitoi 3-1 ndaj Jordanisë. Sigurisht që kampionët në fuqi të botës janë favoriti kryesor për të fituar këtë takim, por Austria e drejtuar nga Ralf Rangnick ka treguar që është një ekip që nuk duhet nënvlerësuar aspak. FORMACIONET ZYRTARE: Argjentina XI: Dibu Martínez; Molina, Romero, Lisandro Martínez, Medina; De Paul, Mac Allister, Enzo Fernández, Almada; Messi, Lautaro Martínez Austria XI: A.Schlager; Posch, Danso, Alaba; Laimer, Seiwald, X.Schlager, Sabitzer, Schmid; Wanner, Gregoritsch