FOTO/ Shpërthimi me tritol në Fushë-Krujë, pamjet nga banesa e Ylli Zallës dhe automjeti i shkrumbuar plotësisht

FOTO/ Shpërthimi me tritol në Fushë-Krujë, pamjet nga banesa e Ylli Zallës dhe automjeti i shkrumbuar plotësisht

Janë publikuar pamjet nga vendngjarja e shpërthimit me lëndë plasëse në fshatin Zallë të Fushë-Krujës, ku shënjestër e sulmit ishte banesa e shtetasit Ylli Zalla. Pamjet nga vendngjarja tregojnë pasojat e rënda të shpërthimit të ndodhur gjatë orëve të natës. Automjeti i parkuar pranë shtëpisë është shkrumbuar tërësisht nga flakët, ndërsa çatia mbrojtëse mbi të ka pësuar dëmtime të rënda nga djegia dhe nxehtësia e lartë. Dëmtime të konsiderueshme janë shkaktuar edhe në vetë banesën njëkatëshe, ku vala e shpërthimit ka shkatërruar derën kryesore, dritaret si dhe ka dëmtuar strukturën e verandës në hyrje të shtëpisë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës vonë, por policia është njoftuar ditën e sotme në paradite nga bashkëshortja e Zallës, e cila ndodhej në Itali. Për shkak se...