Fitoi dy Champions radhazi, gati “shpërblimi” i merituar plotësisht për Luis Enrique
2 Qershor 2026 9:39 Alfred Lleshi Luis Enrique është bërë figurë simbolike për ciklin e ri të PSG. 56-vjeçari ka shkruar historinë e fundit të klubit parizien, duke e çuar në nivelin më të lartë europian. Nën drejtimin e tij, PSG ka fituar dy Champions League radhazi, duke forcuar statusin legjendar në Paris. Pas triumfit 5-0 ndaj Interit në Mynih dhe fitores me penallti ndaj Arsenalit në Budapest, ai konsiderohet ndër më të mirët në botë. Ka kontratë deri më 2027, por presidenti Nasser Al-Khelaïfi thekson unitetin dhe rinovimin e afërt. “Trajneri është shumë i lumtur me ne, shumë i lumtur në Paris. Është krenar që është parizien sot, – deklaroi Al-Khelaïfi. – Jemi krenarë për të, është trajneri më i mirë në botë. Jemi...
Burimi:
telesport.al