“Save AC Milan” dhe “Cardinale Out” në “Times Square”; tifozët kuqezinj e dërgojnë protestën në shtëpinë e pronarit

“Save AC Milan” dhe “Cardinale Out” në “Times Square”; tifozët kuqezinj e dërgojnë protestën në shtëpinë e pronarit

2 Qershor 2026 10:14 Alfred Lleshi Vëmendja e botës së futbollit po përqendrohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada në prag të Botërorit, një moment që tifozët e Milanit duan ta shfrytëzojnë për të çuar protestën e tyre kundër pronarit Gerry Cardinale në Amerikë. Ideja është të merren me qira ekranet gjigante të “Times Square” në zemër të New York-ut për të transmetuar mesazhet: “Save AC Milan – Cardinale out”. Nisma vjen nga Guido, president i “Milan Club Valle Telesina” (Benevento), i cili është lidhur me pothuajse të gjitha grupet e tifozëve kuqezinj për ta organizuar këtë protestë simbolike në “shtëpinë” e Cardinale. Mundësia e aksionit nuk kufizohet vetëm në “Times Square”, pasi po shqyrtohet edhe blerja e hapësirave në mediat amerikane si CBS dhe “New...