Duket si “tërheqje litari…”;  rinovimi i Vinicius me Real Madridin varet nga Botërori

Duket si “tërheqje litari…”; rinovimi i Vinicius me Real Madridin varet nga Botërori

2 Qershor 2026 9:48 Alfred Lleshi “A do të rinovojë Vinicius?” Kjo pyetje e TVE e surprizoi Florentino Pérez në fushatë zgjedhore presidenciale. “Nuk e di, por dua që të qëndrojë, është ndër më të mirët në botë”, – u përgjigj ai. Çështja e rinovimit të brazilianit nuk është zgjidhur ende, 10 muaj pasi Real Madridi dhe Vinicius ndërprenë negociatat për zgjatjen e kontratës, që skadon në qershor 2027. Pas Botërorit të Klubeve dhe ardhjes së Xabi Alonso, gjithçka mbeti “në pritje”. Futbollisti mund të negociojë me klube të tjera pas 7 muajsh. Florentino Perez nuk ka nxitim për rinovimin, sidomos në periudhë zgjedhjesh dhe me operacione të tjera në klub. Botërori i kësaj vere pritet të ndikojë direkt. Një turne i mirë do ta rriste...