26 milionë euro humbje nga Pavard dhe Asllani. Rikthehen nga huazimet, por nuk kanë vend tek Interi
2 Qershor 2026 8:48 Alfred Lleshi Dyert e Interit do të hapen vetëm përkohësisht për Benjamin Pavard dhe Kristjan Asllani. Përvojat e tyre në huazim te Marseille dhe Beşiktaş kanë përfunduar pa aktivizimin e klauzolave të blerjes nga klubet respektive. Kështu, drejtuesit zikaltër humbasin të ardhura të mundshme prej rreth 26 milionë eurosh në total, megjithëse klubi nuk e konsideronte më këtë shumë si të sigurt, pasi mundësia e blerjes së tyre ishte zbehur gradualisht gjatë muajve të fundit. Megjithatë, ky zhvillim nuk ndryshon planet e Interit. Klubi nuk ka ndërmend t’i mbajë të dy futbollistët në skuadër për sezonin e ardhshëm dhe synimi mbetet gjetja e një destinacioni të ri. Në ditët në vijim pritet të ketë kontakte me agjentët e lojtarëve për të...
Burimi:
telesport.al