Fillon zyrtarisht ‘El Nino’, shkencëtarët ngrenë alarmin për temperaturat e larta: Këtë vit mund të jetë një nga episodet me të forta

Fillon zyrtarisht ‘El Nino’, shkencëtarët ngrenë alarmin për temperaturat e larta: Këtë vit mund të jetë një nga episodet me të forta

Fenomeni klimatik El Niño, i lidhur shpesh me thatësira, përmbytje dhe temperatura rekord në mbarë botën, ka filluar zyrtarisht gjatë muajit të kaluar, njoftoi Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e Shteteve të Bashkuara (NOAA). Sipas NOAA-s, ekziston një probabilitet prej 63% që fenomeni të arrijë intensitet shumë të lartë gjatë periudhës nëntor–janar, duke e renditur atë ndër episodet më të fuqishme të regjistruara që nga fillimi i matjeve në vitin 1950. El Niño është një fenomen natyror klimatik që shkakton ngrohjen e temperaturave sipërfaqësore të ujërave në Oqeanin Paqësor qendror dhe lindor, pranë ekuatorit. Ky proces ndikon në shkallë globale në modelet e erës, presionit atmosferik dhe reshjeve. Fenomeni zakonisht arrin kulmin në fund të vitit. Megjithëse çdo episod i El Niño-s paraqet karakteristika të...