Federico Chiesa i ka idetë e qarta: Dua të luaj, Como? Jam i hapur për gjithçka
Federico Chiesa ka dëshirë të jetë sërish protagonist dhe i shkel syrin Serie A, kampionatit që e ka parë të rritet si lojtar me fanelat e Fiorentinës dhe Juventusit. Duke lënë mënjanë titullin e Premier League të fituar në 2025, aventura te Liverpool nuk po jep frytet e shpresuara dhe 29 vjeçari është në kërkim të minutazhit dhe vazhdimësisë për t’u kthyer të shkëlqejë sërish. ‘Që nga fillimi i 2026 kam luajtur me të vërtetë shumë pak. Me The Reds kam një raport të shkëlqyqer, në janar klubi dhe Slot më thanë se nuk mund të largohesha, kishin nevojë për mua edhe për çështje numerike-tha Chiesa në një intervistë për La Gazzetta Dello Sport-e kuptova situatën dhe qëndrova duke buzëqeshur’. Pikërisht në merkaton dimërore, emri...
Burimi:
top-channel.tv