Publikohet kalendari i Serie A për sezonin e ri, ja cilat data do të luhet derbi Milan-Inter
Është prezantuar zyrtarisht kalendari i sezonit të ri të Serie A 2026/27, i cili u zbulua në Teatrin Regio di Parma, në kuadër të Festivalit të Serie A. Sezoni i ri i kampionatit italian do të nisë më 23 gusht 2026 dhe do të përfundojë në fundjavën e 29-30 majit 2027, ndërsa tashmë janë bërë publike edhe përplasjet e javës së parë. Java e parë sjell disa sfida interesante, me kampionët në fuqi që do ta nisin sezonin në shtëpi. Interi do të presë Monzën në “San Siro”, ndërsa Napoli do të luajë në transfertë ndaj Genoas. Juventusi nis sezonin në fushën e Frosinones, Milani do të udhëtojë në Torino përballë Torinos, ndërsa Roma pret Fiorentinën në “Olimpico”. Ndeshjet e tjera të javës së parë...
Burimi:
top-channel.tv