Rrëshqitja masive e dheut në Durrës/ Autoritetet rrisin masat e sigurisë, banorët nuk lejohen të futen në banesa për shkak të terrenit të paqëndrueshëm
Një ditë pas rrëshqitjes masive të dheut në Kodër Currila, autoritetet kanë shtuar masat e sigurisë në zonën e prekur. Bashkia e Durrësit ka zgjeruar perimetrin e sigurisë, ndërsa forcat e policisë nuk lejojnë kalimin e qytetarëve, apo futjen e banorëve në apartamentet e tyre për shkak të rrezikut që paraqet terreni i paqëndrueshëm. Siç raporton korrespondentja e Top Channel Vali qyrfyçi, banorët e pallatit pranë zonës së rrëshqitjes vijojnë të qëndrojnë larg apartamenteve të tyre, ndërsa bizneset që pësuan dëmtime nga masat e dheut dhe pishat kanë pezulluar punën që prej ditës së djeshme. Gjatë kësaj të shtune pritet mbërritja në terren sërish e specialistëve të Institutit të Ndërtimit dhe Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, të cilët do të marrin mostra për të nisur procedurat për...
Burimi:
top-channel.tv