Inter, presidenti Marotta: Në fillim Champions League dhe më pas dal në pension….
‘Dua Champions League me Interin dhe më pas do të dal në pension’-kështu është shprehur presidenti i Interit, Beppe Marotta në një intervistë për La Gazzetta Dello Sport. Kreu më i lartë i klubit kampion të Italisë zbuloi disa prej planeve të tij për të ardhmen dhe jo vetëm. Shpesh në rrjetet sociale është përdorur fraza Marotta League me presidentin e Interit që dha përgjigjen e tij. ‘Në rrjetet sociale vërshojnë luanët e tastierës që nuk dinë asgjë për përsonat për të cilët flasin . Nxitohesh në të gjykuar njerëzit pa i njohur. Kështu vetëm vendos baltë mbi ventilator’-tha Marotta që më pas iu përgjigj edhe Jose Mourinhos i cili kohë më parë kishte deklaruar se asnjë nga futbollistë aktualë të Interit nuk do të...
Burimi:
top-channel.tv