EMRI/ Në kërkim për dosjen ‘Ura’ BKH arreston ‘Bishën’ e trafikut të drogës në Durrës
Byroja Kombëtare e Hetimit ka arrestuar Adi Çobo Bazholi, i cili kërkohet nga autoritetet italiane në kuadër të hetimeve për dosjen ‘Ura’, bëjnë me dije burime nga hetimi. Ai njihej si ‘Bisha’ në trafikun e drogës në Durrës. Në operacion nuk ka marrë pjesë Policia e Shtetit Policia e Shtetit, ndërsa ndalimi është kryer nga strukturat hetimore të posaçme. Çobo sipas hetimeve të autoriteteve italiane rezulton të jetë drejtuesi i organizatës i cili siguronte dhe dërgonte nga jashtë, sasi të mëdha heroine dhe kokaine në Itali. SPAK thotë se ai koordinonte dhe drejtonte nga Shqipëria aktivitetet e anëtarëve të tjerë të organizatës, në përbërje të të cilës kishte shqiptarë dhe italianë. Në Komisionin parlamentar, kreu i SPAK Klodian Braho ka deklaruar sot se po shqyrtohet...
Burimi:
syri.net