SHBA refuzon të rinovojë marrëveshjen tregtare me Meksikën dhe Kanadanë, shkak ‘deficiti tregtar’

SHBA refuzon të rinovojë marrëveshjen tregtare me Meksikën dhe Kanadanë, shkak ‘deficiti tregtar’

SHBA ka njoftuar se nuk kanë rënë dakord për rinovimin e Marrëveshjes SHBA-Meksikë-Kanada (USMCA), duke përmendur “deficitet tregtare me këto vende”, transmeton Anadolu. Përfaqësuesi tregtar amerikan, Jamieson Greer, tha se në përputhje me marrëveshjen, SHBA-ja, Meksika dhe Kanadaja zhvilluan sot një takim virtual për të diskutuar funksionimin e USMCA-së. “SHBA-ja nuk ra dakord të rinovojnë USMCA-në në formën e saj aktuale. Si rezultat, USMCA-ja nuk rinovohet. SHBA-ja do të vazhdojë angazhimin me Meksikën dhe Kanadanë për të adresuar mangësitë e marrëveshjes dhe deficitet tona tregtare me këto vende”, tha Greer. Ai theksoi se USMCA-ja do të mbetet në fuqi derisa të zgjidhen çështjet e identifikuara ose deri në skadimin e marrëveshjes, duke shtuar se, si pjesë e procesit të rishikimit të përbashkët, SHBA-ja do të...