Stuhi e fuqishme godet Rumaninë, një viktimë dhe dëme të mëdha në Bukuresht e 20 qarqe

Stuhi e fuqishme godet Rumaninë, një viktimë dhe dëme të mëdha në Bukuresht e 20 qarqe

Një stuhi e fuqishme goditi Bukureshtin, si edhe 20 qarqe të vendit, duke shkaktuar një viktimë dhe dëme të konsiderueshme në banesa, automjete dhe infrastrukturë. Sipas autoriteteve rumune të emergjencës, vetëm në kryeqytet u regjistruan afro 2 mijë thirrje për ndihmë. Reshjet intensive dhe erërat e forta përmbytën disa stacione të metrosë, ndërsa qarkullimi u vështirësua në shumë zona të kryeqytetit. Jashtë Bukureshtit, stuhia preku rreth 60 qytete dhe fshatra. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet e panevojshme në zonat e prekura.