EMRI/ Dyshohet se furnizonte grupet kriminale/ Zbulohet arsenali me armë në Manzë, arrestohet 20-vjeçari
Një bazë me armë zjarri dhe municion luftarak është zbuluar në Manzë të Durrësit, ndërsa një 20-vjeçar ka përfunduar në pranga. Policia dyshon se arsenali mund të ketë shërbyer për furnizimin e grupeve kriminale. Operacioni policor i koduar “Baza” u finalizua nga shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, në bashkëpunim me strukturat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Ergis Pepa, 20 vjeç, banues në Manzë, u gjetën dhe u sekuestruan si prova materiale 4 pistoleta, një armë automatike model 56 (kallashnikov), një armë gjahu, 6 krehëra dhe qindra fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm. Njoftimi i Policisë Durrës: “Finalizohet operacioni policor i koduar “Baza”. Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe...
Burimi:
syri.net