Sezoni turistik në Shëngjin, Policia e Lezhës monitoron zhurmat, asnjë subjekt në shkelje të ligjit
Në kuadër të Planit të Masave për garantimin e sigurisë publike dhe qetësisë gjatë sezonit turistik veror, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin lokal, kanë vijuar kontrollet e rrepta në terren në zonën bregdetare të Shëngjinit. Fokus i këtij aksioni ka qenë verifikimi i respektimit të normave të lejuara të zhurmës dhe ndotjes akustike. Operacioni është shtrirë në ambiente dhe subjekte të ndryshme, si të hapura ashtu edhe të mbyllura, duke u bazuar në një hartëzim paraprak të zonave me risk më të lartë. Për të shmangur abuzimet apo vlerësimet subjektive, efektivët kanë përdorur pajisje të posaçme të matjes akustike. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, gjatë këtyre kontrolleve, me pajisje matëse të nivelit të zhurmës janë verifikuar ambiente...
Burimi:
kohajone.com