Dy ndeshjet e fundit kualifikuese, kombëtarja e femrave vijon përgatitjet në Shkodër

Dy ndeshjet e fundit kualifikuese, kombëtarja e femrave vijon përgatitjet në Shkodër

Kombëtarja e vajzave po vazhdon përgatitjet në Shkodër në prag të dy ndeshjeve të fundit të kualifikueseve të Kupës së Botës 2027 ndaj Çekisë dhe Malit të Zi. Nën drejtimin e stafit teknik, vajzat kuqezi po zhvillojnë një program intensiv stërvitor, me fokus maksimal te sfidat e radhës. Gjendja e grupit paraqitet e mirë dhe nuk janë evidentuar probleme fizike në skuadër. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se mbrojtësja Aglia Iliadhi nuk do të jetë e gatshme për këto dy takime për shkak të një problemi shëndetësor. Pjesa tjetër e ekipit është e plotë dhe po stërvitet normalisht. Kombëtarja do të udhëtojë të mërkurën pasdite drejt Çekisë, ku më 5 qershor, në orën 17:00, do të përballet me përfaqësuesen çeke në ndeshjen...