Deco nervozon akoma edhe më keq Atleticon. Pas Julian Alvarez, kërkon edhe një lojtar tjetër nga “Colchoneros”
1 Qershor 2026 18:29 Telesport Situata mes Barcelonës dhe Atletico Madridit ka qenë shumë e tensionuar në javën e fundit, në lidhje me Julian Alvarez. Klubi katalanas pretendon se ka dërguar një ofertë zyrtare 100 milionë euro për sulmuesin argjentinas, klubi madrilen mohon të ketë ardhur ndonjë ofertë për të dhe bën të ditur që Alvarez është nën kontratë me ta deri në vitin 2031 dhe nuk do të largohet. Sikur të mos mjaftonte çështja Alvarez, drejtori sportiv i katalanasve, Deco, ka piketuar një tjetër lojtar të Atletico Madridit. Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin Marc Pubill, i cili ka bërë një sezon të mrekullueshëm, duke ngjallur interesin e shumë klubeve të mëdha. Pubill u transferua vetëm verën e kaluar nga Almeria tek Atletico për 16 milionë...
Burimi:
telesport.al