Dështon plani luksoz i Guardiolës! Arsenali thyen Burnley-n, Armando Broja përfundon jashtë skuadre
“Topçinjtë” kanë mposhtur me rezultatin minimal 1-0 Burnley-n në transfertë, e vlefshme për javën e 37-të, një fitore me peshë të jashtëzakonshme që i mban në krye të klasifikimit, në pritje të përgjigjes nga Manchester City. Në një sfidë delikate ku gabimi nuk ishte opsion, heroi i londinezëve ishte Kai Havertz. Gjermani gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 37-të, duke finalizuar me saktësi një aksion që vlen sa një sezon i tërë dhe duke i dhënë tre pikë jetike të besuarve të Mikel Artetës. Prapaskena me “Rolex-et” e Guardiolës Ndeshja pati edhe një sfond tejet interesant që i parapriu. Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, u kishte premtuar nga një orë luksoze “Rolex” lojtarëve të Burnley-t në rast se do të arrinin t’i ndalnin...
Burimi:
top-channel.tv