E kryer/ Nuk ka më dyshime! Pep Guardiola largohet nga drejtimi i Manchester Cityt në fund të sezonit, spanjolli do të zëvendësohet nga nxënësi

E kryer/ Nuk ka më dyshime! Pep Guardiola largohet nga drejtimi i Manchester Cityt në fund të sezonit, spanjolli do të zëvendësohet nga nxënësi

Manchester City po përgatitet për largimin e trajnerit legjendar Pep Guardiola pas ndeshjes së fundit të sezonit në Premier League ndaj Aston Villa. Sipas raportimeve të BBC Sport, brenda klubit ekziston bindja se tekniku spanjoll pritet të largohet nga “Etihad Stadium” në fund të sezonit, edhe pse Manchester City vazhdon të insistojë se Guardiola ka kontratë të vlefshme edhe për një vit tjetër. Burime pranë klubit bëjnë me dije se drejtuesit kanë nisur tashmë përgatitjet për një epokë të re, ndërsa edhe pjesëtarë të skuadrës besohet se presin largimin e 55-vjeçarit pas sfidës përmbyllëse ndaj Aston Villas. City po mendon gjithashtu për mënyrën se si do të nderojë periudhën historike të Guardiolës, i konsideruar gjerësisht si trajneri më i madh në historinë e klubit. Favoriti...