Formula e milionave në Spanjë, Barcelona dominon, zbulohet diferenca e madhe me Realin e Madridit

Formula e milionave në Spanjë, Barcelona dominon, zbulohet diferenca e madhe me Realin e Madridit

Sezon i artë për Barcelonën, jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në bilancet financiare. Triumfi në La Liga për sezonin 2024/25 ka sjellë një lumë milionash në arkat e klubit katalanas, duke i dhënë një frymëmarrje të rëndësishme ekonomike dhe duke lënë pas rivalët e përjetshëm të Real Madridit. Sipas të dhënave të fundit nga 888sport, si kampione e Spanjës, Barcelona ka përfituar plot 57.84 milionë euro nga fondi i kampionatit, ndërsa Real Madridi, i renditur në vendin e dytë, është mjaftuar me 51.03 milionë euro. Pavarësisht disa raportimeve paralele që kanë sugjeruar shifra lehtësisht më të ulëta (rreth 54.91 mln për Barçën dhe 48.45 mln për Realin), llogaritjet përfundimtare konfirmojnë këto shpërblime të majme për dy gjigantët e futbollit spanjoll. Si funksionon...