Lista e plotë/ Lot, lëndime dhe një rikthimi historik, ky është Brazili i Botërorit 2026!
Në një ceremoni të mbajtur në “Muzeun e së Nesërmes” në Rio de Janeiro, trajneri Carlo Ancelotti ka shpallur listën zyrtare me 26 lojtarë të Kombëtares së Brazilit për Kupën e Botës 2026. Lista e shumëpritur solli emra të njohur, rikthime të bujshme, por edhe lajme të hidhura për shkak të dëmtimeve që kanë goditur “Seleção”-n në prag të turneut. Kryefjala e kësaj liste padyshim është rikthimi i Neymar Jr. Pas dy vitesh e gjysmë mungesë, sulmuesi i rikthyer te Santos do të veshë sërish fanellën e verdhegjelbër. Neymar pësoi një dëmtim të rëndë të ligamenteve dhe meniskut në tetor të vitit 2023 kundër Uruguajit, i cili dukej se do t’i jepte fund karrierës së tij ndërkombëtare. Megjithatë, forma e tij e shkëlqyer pas rikthimit,...
Burimi:
top-channel.tv