Polemika të shumta në “Old Trafford”, Manchester United mposht Nottinghamin dhe siguron vendin e tretë
Manchester United e mbylli sezonin në “Old Trafford” me fitore 3-2 ndaj Nottingham Forest, duke siguruar vendin e tretë në renditjen e Premier League. Megjithatë, sfida u shoqërua me polemika të shumta për arbitrimin dhe VAR-in, pas golit të dytë të United që shkaktoi reagime të forta nga mysafirët. Aksioni nisi me një prekje të topit në dorë nga Bryan Mbeumo, përpara se tentativa e tij të bllokohej dhe Matheus Cunha të shënonte nga rikthimi i topit. Gjyqtari Michael Salisbury fillimisht e pranoi golin dhe, pas konsultimit me VAR-in për rreth tre minuta, vendosi ta konfirmojë atë. Shpjegimi zyrtar ishte se prekja me dorë e Mbeumos u konsiderua aksidentale, vendim që ka zemëruar drejtuesit dhe tifozët e Nottingham Forest. Ndeshja kishte edhe një atmosferë emocionale...
Burimi:
top-channel.tv