Deputeti italian rrëfen dhunën e përjetuar nga izraelitët: Na rrahën si kriminelë
Në një prej anijeve të ndaluara (Kasr-i Sabadab) nga Izraeli, në kuadër të operacionit për ndalimin e flotiljes ‘Sumud’ që do të dërgonte ndihma drejt Gazës, ndodheshin edhe deputeti italian i M5S, Dario Carotenuto, gazetari Alessandro Mantovani dhe aktivisti Ruggero Zeni. Ata akuzuan Izraelin se kishte “marrë” deputetin në ujëra ndërkombëtare dhe kërkuan që autoritetet italiane të ndërhyjnë “me vendosmërinë më të madhe”. Dhe mëgjithëse nuk arritën kurrë në portin e Ashdodit, ku aktivistët e tjerë u rrahën, u poshtëruan, u lidhën dhe u tërhoqën zvarrë ‘si kafshë’, kjo nuk e kurseu deputetin e M5S, Dario Carotenuto, dhe gazetarin e “Il Fatto Quotidiano”, Alessandro Mantovani, nga shkelmat, grushtet dhe dhuna fizike e psikologjike. Ata i treguan këto sapo mbërritën në aeroportin e Fiumicinos. “Jemi të shqetësuar,...
Burimi:
opinion.al