Referendum për Berishën, të shtunën qendrat e votimit do qëndrojnë 10 orë të hapura

Referendum për Berishën, të shtunën qendrat e votimit do qëndrojnë 10 orë të hapura

Demokratët do t’i drejtohen nesër kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin që t’i udhëheqë në katër vitet e ardhshme. Këtë vit nuk do të ketë zgjedhje brenda demokratëve, për shkak se në garë është vetëm Sali Berisha. Lideri i opozitës përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, e quan procesin e 23 majit një referendum për kryetarin. Gjatë periudhës parazgjedhore, Komisioni i Zgjedhjeve në PD përjashtoi të gjithë kandidatët që kërkuan të hynin në garë përballë Berishës, duke e lënë këtë të fundit të vetëm në fletën e votimit. Zgjedhjet nesër do të zhvillohen nga ora 8 e mëngjesit deri në 18 të mbrëmjes në të gjitha degët e PD. Këtë vit, ndryshe nga proceset e fundit zgjedhore votat do të numërohen...