Debati për Ibrin, BE reagon ndaj Serbisë: Deklaratat për ndryshimin e rrjedhës së lumit nuk ndihmojnë normalizimin!

Debati për Ibrin, BE reagon ndaj Serbisë: Deklaratat për ndryshimin e rrjedhës së lumit nuk ndihmojnë normalizimin!

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se deklaratat e zyrtarëve serbë për mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër nuk kontribuojnë në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Anita Hipper, tha më 11 gusht në një konferencë për media se çështjet e hapura ndërmjet dy palëve mund të zgjidhen vetëm përmes dialogut. “Gjithashtu rikujtojmë se përparimi në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është parakusht që të dyja palët të avancojnë në rrugën e tyre evropiane”, tha Hipper. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi më 9 gusht se autoritetet serbe po shqyrtojnë me ekspertë mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së Ibrit, duke e lidhur këtë me rrënimin e shtëpive dhe vilave të serbëve pranë Liqenit të Ujmanit, në veri të Kosovës. Deklarata...