Champions, një tjetër mbrëmje “fantashkencë”… Bayerni dhe PSG luajnë për finalen e Budapestit
6 Maj 2026 11:00 Alfred Lleshi Për disa, PSG-Bayern Munich e një jave më parë ishte himn për futbollin, për të tjerë “festival” gabimesh. Sido që të shihet, 5-4 në “Parc des Princes” ka krijuar pritshmëri të jashtëzakonshme për ndeshjen e kthimit në “Allianz Arena”, që do të përcaktojë finalistin e dytë të Champions League 2025/26, përballë Arsenalit në Budapest. Megjithatë, tensioni dhe rëndësia e sfidës së Mynihut mund ta frenojnë spektaklin, edhe pse trajnerët Kompany dhe Luis Enrique kanë theksuar se askush nuk do ta ndryshojë identitetin. “Nëse do të bëja diçka krejt ndryshe do të ishte budallallëk, – tha Kompany. – Duhet vetëm të përmirësojmë disa detaje”. Edhe Jonathan Tah shtoi: “Jemi këtu falë stilit tonë, duam futboll sulmues”. Nga ana tjetër, PSG vjen...
Burimi:
telesport.al