Burrë e grua u vranë nga ish-dhëndri/ Publikohen fotot e dy viktimave, 51 vjeçarja ishte mësuese
Fshati Vidhishtë i Roskovecit është zgjuar sot i heshtur, mes dhimbjes dhe lotëve për dy banorë që humbën jetën tragjikisht një ditë më parë, si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga ish-dhëndri apo ish-partneri i vajzës së tyre. Arben Plaka ndërroi jetë në shtëpinë e tij, në orët e para të mëngjesit të së premtes kur u qëllua me armë zjarri nga Nertil Buzi, ndërsa bashkëshortja e tij Burbuqe Plaka (e thërrisnin dhe Lela) mbeti e plagosur rëndë. Ajo luftoi për më shumë se 12 orë në spital, por fatkeqësisht në orët e mbrëmjes mjekët konfirmuan vdekjen. Nertil Buzi alias Refit Buzi mori peng edhe vajzën e tyre, Rozalindën me të cilën kishte qenë në një marrëdhënie të trazuar, por e liroi rreth...
Burimi:
ntv.al