Pamjet kur 35-vjeçari e merr në krah ish të fejuarën dhe e lë të lirë në një anë të rrugës
Ntv Televizion ka siguruar pamjet kur 35-vjeçari Refit Buzi lë të lirë 24-vjeçaren Rozalinda Buzi. Në pamjet e siguruara nga ajri, duket qartë automjeti ngjyrë blu i përdorur nga autori, i ndaluar në një zonë kodrinore Në momentet e operacionit, vajza arrin të dalë nga makina ku po mbahej si peng. Menjëherë aty pranë shfaqet një person, i cili e merr me shpejtësi dhe e shoqëron në krahë për ta larguar me vrap nga autori. Ndërkohë, pasi lëvizën në një zonë më të largët, personi kthehet sërish te makina e tij, ku dyshohet se do të bënte negociata me Refit Buzin, i cili disa orë më vonë u vetëvra brenda makinës me çifte.
Burimi:
ntv.al