Bordi i transparencës ndryshon çmimet, sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

Bordi i transparencës ndryshon çmimet, sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

Bordi i Transparencës ka marrë vendimin për të ndryshuar sërish çmimet e karburanteve. Nafta është ulur me 3 lekë, sipas vendimit nuk do të shitet më shumë se 192 lekë/litri ndërsa benzina nuk do të shitet më shumë se 172 lekë/litri. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 5 ora 13.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Njoftim për Shtyp Bordi i Transparencës në datë 5 Qershor 2026, në mbledhjen e radhës vendosi: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 192 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 180...