Dosja Meta/ Sot seanca në GJKKO, mbështetësit e ish-presidentit para gjykatës
Mbahet sot në Gjykatën e Posaçme seanca ndaj ish-Presidentit Ilir Meta. Mbështetës të tij të udhëhequr nga deputeti Tedi Blushi u mblodhën në oborrin e godinës së Gjyaktës duke kërkuar që të ishin të pranishëm në sallën ku do të mbahej seanca. Blushi para GJKKO: “Janë mbi 1 mijë qytetarë që duan të ndjekin në sallën e gjyqit procesin ndaj Metës. Gjykata të garantojë zbatimin e ligjit. Nëse nuk ka ambient në gjykatë, zgjidhja është të garantohet transmetimi live”.
Burimi:
sot.com.al